Home POLITIKE ӂelja ...

”Çelja e negociatave një hap historik”, Yuri Kim: SHBA-ja do të mbështesë Reformën në Drejtësi

138
0

”Çelja e negociatave është një hap historik”, kështu e cilëson ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim vendimin e shumëpritur që u finalizua këtë të martë në Bruksel.

Teksa ka shpërndarë mesazhin e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, Kim thekson ndër të tjera se SHBA-ja do të vijojë që të mbështesë Shqipërinë për Reformën në Drejtësi, por edhe në hapat e e tjerë të nevojshëm për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian.

”Urime Shqipërisë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të sotme, hap historik, i shumëpritur drejt anëtarësimit të plotë në familjen e Bashkimit Europian. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm përpjekjet tuaja për reformën në drejtësi dhe hapat e tjerë të nevojshëm për anëtarësim. Përpara”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit