Home Aktualitet Çështja e I.M...

Çështja e I.M, Gjykata e Tiranës tregon për vendimin e fundit. Pranon ankimimin e Metës

596
0

Këtë të premte, Partia e Lirisë ka bërë me dije se Gjykata e Tiranës ka pranuar ankimimin e Ilir Metës lidhur me çështjen e Autoritetit të Dosjeve. “Ky vendim gjykate plus anës ligjore të procesit ka vendosur dhe na ka dhënë të drejtën e kallëzimit”, thotë avokati Genc Gjoktuaj.

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar vendimin e Prokurorisë për të mos filluar hetimet për padinë e Metës për Autoritetin e Dosjeve pasi i publikuan një dosje ku akuzohej një politikan i nivelit të lartë me iniciale I.M ishte spiun i ish Sigurimit të Shtetit.

Gjykata thotë se prokuroria ka mbyllur një çështje pa hapur më parë ‘procedim penal’. Sipas Gjykatës për sa kohë që organi proçedues ka vlerësuar se duhet të kryente veprime hetimore për sqarimin e të dhënave të paraqitura në materialin kallëzues, nga ana e prokurorisë duhej të ishte regjistruar procedimi penal.

“Të thërrasë dhe të pyes shtetasin Filip Talo rreth marrëdhënies së tij dhe emrit me organet e ish-Sigurimit të Shtetit deri në fund të vitit 1990: i) Të pyetet rreth fakteve dhe ngjarjeve të ndodhura në harkun kohor 1989- 1990; ii) Të pyetet rreth pretendimeve të tij për personin/at, i cili/të cilët kanë dhënë informacion apo kanë denoncuar pranë organet e ish-Sigurimit të Shtetit shtetasin Filip Talo; iii) Në varësi të shpjegimeve dhe pretendimeve të tij të administrohet dosja personale për çdo person konkret që gjendet pranë Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit