Home Aktualitet Çfarë ndrysho...

Çfarë ndryshon në garën me Sakon këto zgjedhje? Igli Cara: Pas 23 viteve, të bëjmë një bilanc të punës së PS-së

58
0

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ish-deputeti i PD-së Igli Cara thekson se në garën për Bashkinë e Durrësit, nuk ka përballë një forcë politike me rregulla loje. por një bandë me të cilën do të përballet sa herë të jetë nevoja. I ftuar në “Top Story”, Cara shprehet se pas 23 vitesh qeverisje të PS-së në Durrës, është mirë të bëhet një bilanc për të kuptuar se çfarë ka përjetuar qyteti dhe çfarë do të ndodhë pas datës 15.

Pjesë nga debati:

Duma: Nuk keni përballë një forcë politike me rregulla loje, por keni një bandë. Kështu është thënë në Durrës rëndomë. Me eksperiencën e gjatë politike, situatën në periferinë e Durrësit dhe kur thua që kam një bandë përballë, çfarë ka ndryshuar sot që i hyre sërish kësaj sfide dhe mendon se mund ta fitosh?

Cara: Nuk ka ndryshuar asgjë. Nuk kam pasur mundësi herë tjetër të jem në garë, isha në 2021-shin kur ishte kjo bandë dhe do më kenë përballë sa herë që të më jepet mundësia.

Duma: Pra asgjë nuk ka ndryshuar?

Cara: Asgjë.

Duma: Pra je duke thënë që t’i e pret edhe rezultatin negativ njësoj?

Cara: Nuk e thash këtë. Thash që jam përballë për të bërë ndryshimin dhe mundur edhe këtë që ju e cilësuat si bandë…

Duma: E them këtë sepse është 23 vite PS-ja në Durrës.

Cara: Pikërisht. Pas 23 viteve është mirë që të bëhet edhe një bilanc. Sot kam z. Bushati përballë, por do të ishte mirë që të kisha zonjën Sako. Kjo është gjëja më normale në një vend demokratik. Fatkeqësisht ata kanë një vendim të tyre që nuk duan që kandidatët e tyre të jenë përballë rivalëve, por kjo nuk do të më ndaloj të them të gjitha që unë mendoj për këtë garë. Se cfarë ka përjetuar qyteti i Durrësit në gjithë këto vite dhe cfarë do të ndodhë pas datës 15.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit