Home Aktualitet Çfarë po ndod...

Çfarë po ndodh me euron? Eksperti: Po forcohet ndjeshëm leku, ka mungesë në qarkullim

589
0

Artan Gjergji, ekspert për tregjet financiare sqaron rënien drastike që ka pësuar euro dhe ndikimin te biznesi. Ai tha se kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së lekut në qarkullim dhe jo si rezultat i zhvlerësimit të euros, pasi kemi të bëjmë me një fenomen lokal.

“Duhet të kuptojmë që nuk po zhvlerësohet euro, por po forcohet leku. Ky është një fenomen lokal, një fenomen i tregut të mbyllur brenda Shqipërisë. Kjo ka disa arsye, por kryesorja ka të bëjë me balancat në treg.

Për aq kohë sa nuk kemi një rritje të sasisë së lekut në qarkullim, i bie që është shtuar sasia e valutave të tjera. Kjo ka sjellë zhvlerësimin e këtyre monedhave. Nuk kemi lëvizje të forta që ta justifikojnë këtë gjë në ekonominë shqiptare. Në këto balanca të tregtisë së jashtme nuk shohim lëvizje drastike”, tha Gjergji.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit