Home Sporti Champions Lea...

Champions League/ Interi dhe City kërkojnë të hipotekojnë kualifikimin sonte në mbrëmje

59
0

Magjia e Uefa Champions League, do të vijojë edhe ditën e mërkurë me dy takime shumë interesante për raundin e 1/8-ve të këtij kompeticioni. Inter-Porto dhe Leipzig-Manchester City janë dy ndeshje shumë interesante.

Zikaltrit do të presin Porton në kështjellën e tyre “Giuseppe Meazza”, për të luajtur ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ve. Interi po përjeton një formë të mirë në Serie A dhe këtë vazhdimësi kërkon ta ketë dhe në Champions League.

Gjithashtu dhe portugezët po kalojnë një formë fantastike në 2023 ku numërojnë vetëm një barazim dhe të gjitha fitore. Në 21:00, platforma Tibo do të sjellë dhe një super përballje midis Leipzig dhe Manchester City.

“Qytetarët” do të udhëtojnë drejt Gjermanisë për të vetmin mision, i cili është kualifikimi për në çerekfinale. Por nuk do të jetë aspak e lehtë kundër Leipzig që ka treguar se është një kockë e fortë për ekipet e mëdha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit