Home Bota “Covid ...

“Covid merr fund më 9 nëntor”

19
0

Ndërsa situata e epidemisë në Gjermani po përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme dhe procesi i vaksinimit gjithashtu po përparon, një parashikim për fundin e pandemisë më 9 nëntor jep shpresë. Sipas gazetës “Bild”, imituesi i faqes në internet “Pandemieende.de” parashikon fundin e pandemisë së koronavirusit më 9 nëntor 2021. Por a është e mundur të parashikohet fundi i saj? A mundet normaliteti të kthehet vërtet në Gjermani për 100 ditë?

Sipas Bild, imituesi i koronavirusit bazohet vetëm në normën mesatare të vaksinimit të shtatë ditëve të fundit. Faktorë të tjerë, të tilla si numri i njerëzve që janë rikuperuar, të cilët gjithashtu kanë imunitet të përkohshëm, ose shfaqja e mutacioneve në virus kundër të cilit vaksinat mund të mos funksionojnë, nuk merren parasysh. Për këtë arsye, kjo faqe thjesht parashikon që imuniteti i tufës do të arrihet në Gjermani më 9 nëntor 2021 dhe se 70% e popullsisë mund të jetë vaksinuar plotësisht nëse procesi i vaksinimit vazhdon me ritmin aktual.

Për shkak të azhurnimit të vazhdueshëm bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Robert Koch, përfundimet e imituesit ndryshojnë gjithashtu. Kështu, në janar të vitit 2020, bazuar në të dhënat e atëhershme të evolucionit të koronavirusit në Gjermani, parashikimi ishte shumë ogurzi. Fundi i pandemisë u vlerësua në dhjetor të 2025. Raportohet se përfundimi i imituesit nuk mund të konsiderohet i qëndrueshëm në asnjë rast, pasi të dhënat ndryshojnë vazhdimisht.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit