Home Aktualitet Papa Françesk...

Papa Françesku: Problemi i botës sonë është egoizmi! Sillni në jetë më shumë fëmijë

24
0

Papa Françesku vijon me fushatën e tij për të nxitur italianët që të bëjnë fëmijë. Ati i Shenjtë bën thirrje për politika afatgjata për të ndihmuar familjet dhe duke paralajmëruar se kriza demografike e vendit po kërcënon të ardhmen.

Numri i lindjeve është treguesi i parë i shpresës së një populli”, tha Françesku në një mbledhje vjetore të grupeve pro-familjare të premten.

“Pa fëmijë dhe të rinj, një vend humbet dëshirën për të ardhmen.”

Norma e lindjeve në Itali, tashmë një nga më të ulëtat në botë, ka rënë vazhdimisht për rreth 15 vjet dhe ka arritur një rekord të ulët vitin e kaluar me vetëm 379,000 foshnja të lindura.

Me mbështetjen e fortë të Vatikanit, qeveria e krahut të djathtë e udhëhequr nga Giorgia Meloni po vijon po ashtu një fushatë për të inkurajuar të paktën 500,000 lindje në vit deri në vitin 2033, duke arritur një normë që ekspertët thonë se është e nevojshme për të parandaluar kolapsin e ekonomisë nën peshën e një popullsie të plakur.

Problemi i botës sonë nuk është të lindin fëmijë: është egoizmi, konsumizmi dhe dividualizmi që i bëjnë njerëzit të ngopur, të vetmuar dhe të pakënaqur”, tha Françesku.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit