Home KRYESORE Damian Gjiknu...

Damian Gjiknuri dhe Evis Kushi inspektojnë investimet në terrenet sportive

244
0
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri sëbashku me ministren e arsimit Evis Kushi ishin në Në Elbasan, ku inspektuan punimet në Kompleksin Sportiv “Shefqet Lamçja” që së shpejti do jetë i pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme.
Pas inspekitmit Damian Gjiknuri poston foto nga takimi ku shkruan:
“Me Evisin dhe Gledin ku inspektuam punimet në Kompleksin Sportiv “Shefqet Lamçja” që së shpejti do jetë i pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme.
Investimi me vlerë 7 milion lekë të reja, që përfshin rikonstruksionin e plotë të Kompleksit si shtrimin e fushës me tapet të ri, rrethimin e paisjen me ndriçim, do mirëpresë ekipet zinxhir të ‘Akademisë së Futbollit Elbasani’ dhe do jetë i aksesueshëm për komunitetin.
Përgëzoj Ministrinë e Arsimit dhe Sportit që në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit bënë të mundur realizimin e këtij investimi.
Qeveria do ketë vëmendje të shtuar në përmirësimin dhe zgjerimin e terreneve sportive”- përfundon Gjiknuri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit