Home KRYESORE Damian Gjiknu...

Damian Gjiknuri: “Nuk duam të kemi një president “fatkeqësi natyrore” si Meta”

380
0

Partia Socialiste nuk ka zhvilluar akoma negociata me grupet parlamentare sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri në një intervistë për ”Report TV”, tha se pa u përcaktuar kalendari i votimit është ende herët për negociata.

”Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë negociatë me asnjë grupim. Kemi zhvilluar takime mes vetes sonë sa i përket procesit që do organizohet brenda PS, grupi i ngarkuar për të negociuar me palët. Pa u paracaktuar kalendari i votimit nuk është koha për të nisur negociata. Madje nuk kemi diskutuar as me grupe interesi”.

Ai nënvizon se Partia Socialiste është e qartë në qëndrimin e saj, se Presidenti i ri do të jetë shumë më ndryshe nga Ilir Meta.

“Nuk duam të kemi një president “fatkeqsi natyrore” si Meta”- theksoi numri dy në PS.

Gjiknuri thekson se presidenti i ri duhet të qëndrojë mbi palët dhe të mos përfshijë në detyrë interesat e tij personal politikë.

”Nuk mund të konfirmoj nëse do të jetë burrë apo grua, e rëndësishme është të jetë personalitet i mirë, i provuar që di ta bëjë detyrën, të qëndrojë mbi palët, të mos fusë interesat politike në detyrën e tij. Po të fokusohemi në këtë karakteristika do të ketë një president të mirë ndryshe nga çfarë kemi parë këto pesë vitet e fundit”- shtoi Gjiknuri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit