Home Aktualitet ”Damian...

”Damiani 1 dhe Damiani 2 nxorën një letër që…”, Noka: Presidenti erdhi si ministër i propagandës

96
0

Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka për letrën që Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Aliebaj i kanë dërguar misionit të OSBE/ ODIHR-it për Reformën Zgjedhore, thotë se është plan Ali-Basha.

”Sot para se të shkojmë në seancë, na del një letër, nga Damiani 1 dhe Damiani 2, paskan nisur punën për reformën zgjedhore. Ndërkombëtarët po ta quanin palë Ali-Bashën, do të thoshin u ulën palët. Presidenti nuk mund të heshtë kur ligji për komisionet hetimore i shkon dhe ai nuk e kthen mbrapsht. Duhet të kishte bërë edhe prononcim publik.

Ligji për komisionet hetimore është sakatim që Kushtetuta u jep mundësi deputetëve për të kontrolluar qeverinë. Presidenti është institucion që flet me akte dhe duhet të kthente ligjin për komisionet hetimore.

Me këtë ligj, opozita është praktikisht e vdekur. Presidenti është garant i Kushtetutës dhe unitetit kombëtar dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë se është garant i unitetit. Sot erdhi si ministër i propagandës”, tha Noka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit