Home Aktualitet Dashamir Sheh...

Dashamir Shehi: Më trishton që SHBA i var medalje Ramës

138
0

Krisja midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, për Dashamir Shehin ka bërë që opozita të humbasë edhe mbështetjen reale të partnerit strategjik më të rëndësishëm të Shqipërisë.

“Rama është komod në këtë situatë, bën sikur ndihmon njëherë njërin dhe një herë tjetrin, por me trishtim shoh që dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shteti më i madh i botës dhe miku më i madh i Shqipërisë, nuk e vret shumë mendjen për t’i varur medalje një personi që po grabit vendin e vet”.

Edhe në këtë rast, sipas tij, faji është i opozitës. “Më shumë më trishton që prej vitesh nga opozita nuk ka treguar një person aty për të dialoguar. Është hera e parë në historinë 30-vjeçare të Shqipërisë, që SHBA rreshtohet me një qeveri të korruptuar si kjo, sepse ata nuk gjejnë një person me të cilin të flasin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit