Home ShowBiz ”Dashni...

”Dashninë e vrave”, Jonida Maliqi rikthehet këtë verë me ”Hije” (VIDEO)

228
0

Jonida Maliqi është një nga këngëtaret më me stil dhe padyshim që tanimë është edhe një blogere shumë e njohur në Shqipëri. Jo shumë aktive me këngë të reja, por gjithsesi nuk i ka munguar audiencës edhe me paraqitjet e shumta televizive. Së fundmi ajo ka sjellë këngën e saj më të re, “Hije”.

”Projekti “Hije” erdhi si një bashkëpunim me Boss Management, sepse unë më në fund pas 30 vitesh karrierë menaxhohem nga një kompani. E shikoj që ndryshimi është radikal për mirë, sepse duke jetuar në këtë tregun tonë, mendoj që çdokush prej nesh ka nevojë për suport për të patur një skuadër të rëndësishme dhe të mos jesh i detyruar që t’i bësh të gjitha gjërat vetë.

Këtu e shikon menjëherë ndryshim dhe deri diku edhe suksesin. Duke patur këtë bashkëpunimne vendosëm që materialin e parë ta realizonim në një studio në Kosovë, ku producent ishte Çelik Lipa. Na u desh të kalonim 4-5 orë dhe aty u ngjiz i gjithë materiali. Patëm një vibe shumë të mirë”,-ka thënë këngëtarja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit