Home Aktualitet Debati për st...

Debati për studentët, Vokshi i kujton Ramës Griselda Roshin: Ke shpifur për të penguar liberalizimin e vizave

10
0

”Lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si në 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikim i të njëjtës dorë që prej 30 vjetësh ka vulosur ngjarjet më të zeza e prodhuar shpifjet më të ulëta në këtë vend”, këtë reagim ka kryeministri Edi Rama për akuzat e opozitës se qeveria nxorri nga godinat studentët për të strehuar afganët.

Por deputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi shkruan se prodhuesin numër një të shpifjeve shqiptarët e njohin mirë, duke i kujtuar rastin e Griselda Roshit, që siç thotë ajo, Rama e bëri për të penguar liberalizimin e vizave.

“Prodhuesin numër një të shpifjeve në këto 30 vite shqiptarët e njohin mirë. Ia njohin bëmat, sidomos ato që nuk synonin vetëm dëmtimin e imazhit të Shqipërisë, por edhe pengimin e një prej arritjeve më të mëdha për shqiptarët, liberalizimin e vizave. Turpet e tua nuk i ka harruar njeri, prandaj kursejua qytetarëve shkulmet prej hipokriti”, deklaron Vokshi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit