Home Aktualitet Deklaratat e ...

Deklaratat e Berishës për ish-zv/kryeministrin, PD: Rrogëtari i Arben Ahmetaj u bë edhe avokat i tij

135
0

Pas deklaratave të Sali Berishës për Arben Ahmetajn, PD-ja e Lulzim Bashës thotë se si rrogëtar i ish-zv/kryeministrit së fundmi është bërë edhe avokat i tij. Zëdhënësja e PD-së thekson se Berisha duhej të kërkonte falje, fillimisht demokratëve për mashtrimet që ka bërë duke përdorur akuzat e Ramës dhe McGonigal.

Postimi i plotë

Rrogëtari i Arben Ahmetaj që së fundmi është bërë dhe avokati i tij, ka dalë sot në dritare me diarenë e përnatshme të sulmeve dhe mashtrimeve kundër Lulzim Bashës. Me paturpësinë më të madhe përmend dhe McGonigal, kur ky njësoj si Edi Rama, sulmuan Lulzim Bashën me akuzat e sajuara prej tij.

Sot Sali Berisha duhej të kërkonte falje, fillimisht demokratëve për mashtrimet që ka bërë duke përdorur akuzat e Ramës dhe McGonigal. Sali Berisha duhet të tregojë a i ka çuar ai njerëzit e tij të afërt të dëshmojnë kundër Lulzim Bashës tek McGonigal?

Akuzat e dala boje nuk do ta shpëtojnë Sali Berishën nga kjo e vërtetë dhe bashkëpunimi i tij me Edi Ramën kundër Lulzim Bashës. Bashkëpunimi i nisur ne vitin 2008 nuk u ndal për asnjë çast. Sot ata janë prapë bashkë në leje ndërtimi dhe kundër SPAK-ut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit