Home POLITIKE Dekorimi nga ...

Dekorimi nga presidenti Macron, flet Ismail Kadare: Kosova është Shqipëri, i uroj liri të plotë

54
0

Presidenti i Francës, Emmanual Macron i dorëzoi shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare dekoratën e “Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit”. Ndjesitë për vlerësimin, Kadare ka preferuar gjatë këtyre ditëve t’i kursejë siç thotë “për të mos shtuar zhurmnajën e madhe”, por e ka një koment, kur Macron, edhe për kufizimet e kapërcyera në diktaturë, përmes letërsisë e konsideron si “Lajmëtar të lirisë”.

“Unë kam qenë gjithmonë lajmëtari i lirisë, çdo shkrimtar i njohur, i ndershëm është i tillë”, shprehet Kadare. kurse mbajtjen e Samitit të Berlinit në Shqipëri, shkrimtari e shikon me optimizëm.

“Mendoj se është një ngjarje shumë pozitive për imazhin e Shqipërisë”, thotë shkrimtari Ismail Kadare në një reagim për Report Tv.  Si një nga figurat që ka ngritur çështjen e Kosovës gjatë Luftës, Kadarenë e shqetësojnë konfliktet që trazojnë lirinë e saj.

“Mendimi im është ai mendim logjik i të gjithë njerëzve që e duan vendin e tyre. Uroj lirinë e plotë për Kosovën së shpejti. Kosova është Shqipëri dhe një ditë e gjithë kjo trevë do të marrë emrin e vjetër të saj”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit