Home Aktualitet Delegatja e P...

Delegatja e PD shkakton të qershura: Jam mbesa e Çerçiz Topullit, s’do ju hiqem qafe!

198
0

Kuvendi Kombëtar i PD-së, pas një organizimi të gjatë prej më shumë se 6 orësh, është shoqëruar me ilaritet dhe të qeshura. Një prej delegateve të PD-së dega e Gjirokastrës, Enkelejda Muçi ka mbajtur një fjalim ndryshe në Kuvend, duke shkaktuar plot të qeshura.

Ajo deklaroi se deri në vdekje do të mbetet mbështetëse e PD-së, dhe se është mbesa e Çerçiz Topullit.

Muçi: Jam shumë e lumtur. Jam nga ato që në Kuvendin e kaluar nuk fola. Mu mohua fjala e lirë. Falenderoj Berishën që kthehu fjalën e lirë në PD. E falenderoj për gjithçka bëri dhe gjithçka që do të bëjë. Kam shumë emocion, kam dy javë që e përgatis fjalimin, çdo mëngjes që më del gjumi dhe tani e harrova por do them çfarë më vjen për mbarë. Jeni më të bukurit që prej këtej, edhe pse me syze ju shoh shumë mirë. Ju falenderoj sepse keni bërë gjënë më të bukur pas asaj që bënë studentët e dhjetorit. Jam shpresëplotë edhe pse jam ëndërrimtare dhe njeri që ka besim që çdo gjë shkon mirë. Dita dhe momenti erdhi dhe nuk duhet ta lëshojmë. Duhet të jemi ata që ta çojnë përtpara këtë foltore. Ndihem e vlerësuar që mu dha fjala. Jam e lumtur., Dua të ndihem kështu në të gjithë vitet e jetës që më kanë mbetur. Jam nga ato PD-istet që mbetem PD-iste deri në vdekje, nuk ju hiqem kurrë. Unë jam një pinjolle e një familje të njohur. Jam mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit. Të cilët dhanë jetën që Shqipëria të jetë kjo është sot.

Më tej ajo ka shprehur haptazi dëshirën e saj për të kandiduar si kryetare e Bashkisë së Gjirokastrës, teksa shtoi se ka paralajmëruar kryebashkiakun aktual se do t’i zërë vendin. Ajo thotë se edhe nëse PD nuk e pranon kandidaturën e saj, ajo do të dalë si kandidate e pavarur.

Muçi: Përshëndes zonjën Kokalari edhe pse nuk njihemi. Tregoi sot që gjirokastritët janë demokratë dhe jo ashtu siç etiketohen si të majtë. Në zgjedhjet e ardhshme lokale, kam vendosur se nëse PD nuk e pranon kandidaturën time si kryetare bashkie në Gjirokastër, do kandidoj si e pavarur. I kam thënë kryebashkiakut të sotëm të Gjirokastrës që do të ta marrë karrigen. Do bëj siç bëri një nga xhaxhallarët e mi. Desha një gjë tjetër…

Këlliçi: Zonja Muçi mundet të limitoheni pak.

Muçi: Mos më ndërprisni pasi nuk keni ndërprerë asnjë deri më tani.

Këlliçi: Nuk ju ndërpres jo, por po jua kujtoj.

Muçi: Gjithë platea po gëzohet nuk po shoh se po mërzitem. Unë jam një Trumpiste e thekur. Më vjen keq që në PD askush nuk e mbështeti Presidentin Trump. Kam bërë debat me shumë persona të PD. Në zgjedhjet e 2024, PD të jetë mbështetëse e Presidenti Trump. AI ishte i vetmi që donte të shkatërronte lidhjet e Sorosit për shkatërrimin e demokracive në Shqipëri. Zoti Berisha, do të doja të ngrihet pranë PD një strukturë e posaçme kundër korrupsionit, jam e gatshme të jap kontributin tim dhe të vetëofrohem. Ka plot njerëz të ndershëm që mund ta bëjnë këtu. Ju dua shumë jeni më të mirët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit