Home Bota “Delta” përgj...

“Delta” përgjegjës për shumicën e rasteve të reja në Francë

4
0

Varianti ”Delta” i Covid-19, do të jetë përgjegjës për shumicën e rasteve të reja në Francë. Konfirmimi vjen nga vetë ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, i cili nxit qytetarët të marrin një nga vaksinat në dispozicion. Vala e re do të godasë Francën në javët e fundit të korrikut.

“Varianti delta, i cili doli nga India dhe u përhap në Angli, Spanjë, Portugali apo Holandë, u shfaq në vendin tonë disa javë më parë. Ai është 60% më i transmetueshëm se variantet e tjera që qarkullojnë tani. Po zëvendëson të gjitha viruset e tjera të Covid-19 që ekzistojnë dhe shpejt do të jetë më mbizotëruesi”, tha Veran.

Qeveria franceze pritet të mblidhet së shpejti për të diskutuar kërcënimin e një vale të katërt. Në diskutim janë disa skenarë, përfshirë vaksinimin me detyrim të punonjësve të shëndetësisë. Numri i rasteve të reja në Francë është mesatarisht 4 mijë në ditë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit