Home Aktualitet Demokratët e ...

Demokratët e Lulzim Bashës mblidhen tek Asllan Rusi, propozon të jetë vetë edhe kreu i grupit parlamentar

37
0

Sot Partia Demokratike ka mbledhur Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Kryetari i PD Lulzim Basha përveç ndryshimeve të statutit të PD-së, në vijimësi pritet t’i hapë rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë Kreun e Grupit Parlamentar..

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të jetë edhe kreu i grupit parlamentar kur kjo parti të jetë në opozitë.

Ky është një nga vendimet që pritet të merret sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku do të miratohet statuti i ri. Në këtë statut përcaktohet se kryetari mund të zgjedhë dhe nënkryetarin.

Mes këtyre pikave që përcakton statuti, në nenin 45, flitet për rolin e kryetarit të PD-së, ndërkohë që nuk ka asnjë pikë që e detyron atë që të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit