Home Aktualitet Denoncoi shef...

Denoncoi shefin e Krimeve të Devollit, Buçi: Më goditi me grushte dhe shkelma

144
0

Marsel Buçi i cili ka qenë në një konflikt të vazhdueshëm me Deizi Arapin, për djegien e makinës së tij, mbrëmë ishte në komisariat. Ai pretendon se shefi i Krimeve të komisariatit të Devollit ka ushtruar dhunë gjatë kohës që kanë qenë në zyrën e tij, për këtë arsye e ka denoncuar Pashk Syzikun.

Në lidhje me këtë situatë Marsel Buçi ka deklaruar se pas konfliktit me Deiz Arapin, e cila e ka kërcënuar dhe provokuar që ta godiste, është kërkuar nga policia.

“Mbrëmë kam dalë për kafe dhe jam konfliktuar me fjalë me Deizi Arapin, e cila me ka kërcënuar dhe provokuar që unë ta godisja por nuk kam reaguar. Pas debatit më njoftuan nga familja që policia po më kërkonte në shtëpi, erdha në banesë dhe më shoqëruan në komisariat. Atje, në zyrën e shefit të krimeve, ku ishte prezent edhe një punonjëse policie, shefi i krimeve pa asnjë shkak më ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit me grushta dhe shkelma”, u shpreh ai.

Pavarësisht situatës, Marsel Buçi thotë se ka bërë një denoncim pasi ndihet i kërcënuar. Për të e gjithë skena ka ndodhur në prezencë të Deizi Arapit, ndërsa shefi i Krimeve që e ka dhunuar ka qenë në gjendje të dehur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit