Home Aktualitet Deputetët e o...

Deputetët e opozitës me pankarta në Kuvend: Rama në burg si McGonigal

66
0

Vijon protesta e opozitës në Parlament. Deputetët e opozitës kanë shkuar këtë të enjte në seancë plenare me pankarta ku shkruhen mesazhe kundër qeverisë.

“Na duhet qeveri, jo kartel”, “Vrasës i pluralizmit”, ‘Gjykatat e Shqipërisë, apo gjykatat e Ramës”, “Edhe Rama, në burg si Mcgonigal”, “Na ktheni atë që është e jona!“, janë disa nga mesazhet që kanë zgjedhur opozitarët sot.

Ndërkohë, disa deputetë kanë zgjedhur që të bllokojnë në rresht foltoren, duke mbajtur në duar dhe pankarta të vogla, duke vazhduar me bllokimin e punimeve të Kuvendit.

Kujtojmë se opozita ka parlajmëruar se do të vazhdojë aksionin e saj në Kuvend deri sa të dëgjohen kërkesat që ka ndaj qeverisë, përfshirë këtu Komisionet Hetimore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit