Home Aktualitet Deputeti i Ba...

Deputeti i Bashës kritikon kolegët, Agalliu: Dhuna dhe bojkoti jo alternativë. Nga Berisha po fiton Rama

48
0

Deputeti i PD-së për Vlorën, Arbi Agalliu i cili është në grupin e Lulzim Bashës, ka kritikuar kolegët të cilët sot bllokuan sallën plenare në Kuvend dhe nuk lejuan të zhvillohej seanca. Për të dhuna dhe bojkoti nuk mund të jenë alternativë për shqiptarët në vitin 2023.

Sipas tij, bojkoti i institucioneve dhe bllokimi i aktivitetit parlamentar nuk është ajo çfarë shqiptarët presin, ndërsa thekson se “opozita e ka vendin në parlament, në komisionet parlamentare dhe kudo ku ligji dhe kushtetuta lejon”.

Sipas tij nga kjo sjellje e Berishës përfiton vetëm Edi Rama dhe qeveria e tij. ”Nga kjo sjellje e Berishës dhe deputetëve të tij përfiton vetëm Edi Rama dhe qeveria e korruptuar”,-shkruan në një postim në Facebook.

Postimi i plotë

Dhuna dhe bojkoti nuk mund të jenë alternativë për shqiptarët në vitin 2023. Bojkoti i institucioneve dhe bllokimi i aktivitetit parlamentar nuk është ajo çfarë shqiptarët presin. Opozita e ka vendin në parlament, në komisionet parlamentare dhe kudo ku ligji dhe kushtetuta lejon.

Demokracia shqiptare është goditur sa herë ka patur bojkot dhe bllokim. Ajo që i duhet Shqipërisë sot nuk është bojkoti por fryma dhe alternativa. Fryma krijohet kur je i ndershëm dhe me moral në aksionin politik. Fatkeqësisht, nuk mund të luftosh korrupsionin me njerëz të korruptuar.

Aq më tepër të pretendosh dhe të kërkosh me dhunë të të pranojë një popull i tërë, i cili të refuzon me votë në mënyrë të vazhdueshme. Nga kjo sjellje e Berishës dhe deputetëve të tij përfiton vetëm Edi Rama dhe qeveria e korruptuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit