Home Aktualitet Deputeti i PD...

Deputeti i PD, Agron Shehaj: Nuk po hyjmë në selinë blu se mund të ketë viktima nga përplasja

1625
0

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj bëri një deklaratë të fortë te “Opinion” te Blendi Fevziu se nuk po futemi akoma në selinë blu ne si Komision për Rithemelimin e PD-së, pasi aty brenda Lulzim Basha mban njerëz të armatosur.

“Partia Demokratike ka njerëz të armatosur në selinë blu. Kemi informacion, e kemi parë.  Kjo është arsyeja pse nuk jemi futur brenda PD-së. Çfarë na pengon që të futemi brenda dhe të marrim selinë? Ja pra kjo është arsyeja, se nuk duam përplasje dhe të vrarë. Ish-kryetari është personi që ka më shumë interes që të ketë përplasje”, tha Shehaj ndërsa shtoi se këta persona janë individë të fortë që nuk kanë lidhje me strukturat. “Nuk duam viktima, nuk duam të lënduar”, tha Shehaj.

Nëse futemi për momentin brenda selisë për të drejtuar PD-në ka rrezik që të ketë viktima nga përplasja me ato që mbajnë vulën dhe çelesat, shtoi deputeti.

Kjo është deklaratë publike e deputetit të PD-së, çka duhet që policia e shtetit të hyjë dhe të kontrollojë.

Deputeti Agron Shehaj shtoi se kjo përplasje me armë në selinë blu, nëse shkojmë të marrim zyrat, do ti interesohet shumë vetëm Lulzim Bashës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit