Home Aktualitet Deputetja e P...

Deputetja e PD, Çupi: Këtë vit janē plagosur 28 minatorë dhe kanë gjetur vdekjen 6 persona

33
0

Deputetja e PD-së për qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi shprehet se ngjarja e fundit në minierën e kromit Martanesh është mjaft e rëndë. Sipas saj vetëm këtē vit 6 minatorē kanë humbur jetën dhe 28 janë plagosur rëndë. Po ashtu Çupi shprehet se minatorët e Bulqizës punojnē në kushte tē vështira dhe paguhen keq.

Postimi i plotë

Lajmet e dhimbshme nga Bulqiza nuk mungojnë. Sot aksidentohet rëndë në minierat e Martaneshit një tjetêr minator.

Vetëm vitin e fundit kanë ndodhur 28 aksidente nga të cilet 6 kane vdekur. Te dhëna trishtuese nga minierat e kromit në zonë e Bulqizës ku minatorët humbasin jetên apo aksidentohen rënde janë prezente.

Familjet, fëmijët e gratë, rrojnë çdo ditë mes ankthit të humbjes së jetës, dhe lutjeve, per tu kthyer edhe sot ne gjirin e tyre, burrat e shtëpisë.

Kur do mbarojë kjo situate? Kush mban përgjegjësi? Insitucionet përgjegjëse duhet të kontrollojnë kushtet e punës dhe sigurinë e jetês së minatorëve. Prokuroria duhet te veprojê, duhet të garantojê drejtësi dhe ndëshkim aty ku shkelen rregullat teknike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit