Home Aktualitet Deputetja Fel...

Deputetja Felaj: Flamur Noka ka kë*cënuar me jetë një punonjës të Gardës

40
0

Nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e PS-së Ermonela Felaj thotë se aksioni opozitar nga disa deputetë që ndjekin Sali Berishën është i dhunshëm. “Disa njerëz e kanë humbur arsyen pse janë në Parlament dhe për çfarë duhet të shërbejë qenia e tyre në Parlament dhe ndjekin Berishën”, tha Felaj.

Lidhur me mënyrën se si Garda ka reaguar përkundrejt veprimeve të deputetëve të PD-së, Felaj tha se oficerët kanë qenë të përmbajtur duke zbatuar rregulloren. Ajo madje shkoi më tej duke zbuluar se në një nga seancat plenare, Flamur Noka ka kërcënuar me jetë një prej punonjësve të Gardës dhe fëmijët e tij.

”Siguroj që Garda është gjithmonë në sallë për rendin dhe sigurinë. Ligji i Gardës e detyron që të bëjë këtë detyrë. Të sigurojë mjediset e Kuvendit të Shqipërisë dhe institucioneve të tjera kur ato cenohen nga veprime të dhunshme. Këtë ka bërë Garda duke u përmbajtur natyrisht në kryerjen e detyrës, pasi nuk është e thjeshtë të jesh proporcional ndaj veprimeve që bëjnë disa deputetë të opozitës.

Nuk e di a e keni ndjekur sesi Flamur Noka kërcënon me jetë një nga anëtarët e Gardës. Kërcënon atë me jetë dhe fëmijët e tij. Punonjës janë goditur dhe janë kërcënuar me jetë në sallën e Kuvendit. Kjo nuk është me Partinë Socialiste, por është me punonjësit. Këto lloj sjelljesh ligji penal i penalizon”,-tha Felaj për ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit