Home Aktualitet Dështojnë neg...

Dështojnë negociatat për targat në Bruksel, Santo: Për çdo përshkallëzim dhe dhunë në veri të Kosovës…

165
0

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka një reagim të ashpër lidhur me dështimin e negociatave për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë sot në Bruksel.

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç u ulën në një tryezë, por që nuk gjetën gjuhën e përbashkët. Stano bënë përgjegjëse të dyja palët dhe thotë se nuk kanë respektuar detyrimet e tyre ndërkombëtare ligjore, veçanërisht Kosova.

”Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Ne parashtruam një propozim që presidenti Vuçiç e pranoi sot, ndërsa kryeministri Kurti jo”.

Postimi i plotë

Unë do të informoj Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, Ministrat e Jashtëm dhe partnerët tanë për sjelljen jokonstruktive të palëve dhe mungesën e plotë të respektimit të detyrimeve të tyre ndërkombëtare ligjore, dhe kjo vlen veçanërisht për Kosovën. Kjo dërgon një sinjal politik shumë negativ. Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Ne parashtruam një propozim që presidenti Vuçiç e pranoi sot ndërsa kryeministri Kurti jo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit