Home Aktualitet Dha urdhërin ...

Dha urdhërin për 21 Janarin, Basha i përgjigjet akuzave të Imamit: Shpifës ordiner

227
0

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka hedhur poshtë akuzat e Arben Imamit, se është ai personi ka dhënë urdhër për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar, duke i konsideruar deklaratat e njërit prej themeluesve të PD-së si shpifje të ulëta.

“Ju keni dëgjuar shumë akuza të hidhen ndaj meje që prej 9 shtatorit. Meqë ngriti këtë akuzë banale të hedhur në mënyrë banale. Ka pasur një proces hetimi, ndjekje penale, dhe gjyqësor për 21 janarin, që ka rezultuar me dënime.

Nëse çdokush ka diçka ndaj meje për këtë çështje, unë nuk i fshihem drejtësisë. Unë nuk kam asgjë të re, i kam thënë ato që kam pasur për të thënë. Ajo është një shpifje e ulët nga dikush që e kam njohur personalisht, dhe që nuk e mendoja kurrë se do binte në batakun e një shpifësi ordiner.

Nuk e di se çfarë e ka detyruar. Nëse ai zotëria e ha turpin me bukë, le ta hajë turpin me bukë. Nëse ka diçka, unë jam i hapur. Jam personi më i akuzuar gjatë gjithë kohës që PD ka qenë në pushtet. Nuk i fshihem drejtësisë. Ky është kontrasti mes meje dhe atyre që bëhen mish për top duke shpifur”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit