Home Aktualitet ”Dhjaks...

”Dhjaks, video erotike, i ka mbushur brekët”, Parlamenti kthehet në pazar me gjuhë banale

135
0

“Dhjaks, video erotike, i ka mbushur brekët”, u dëgjuan dje nga përfaqësuesit e popullit në sallën e Kuvendit dhe prej 30 vitesh vijojnë debatet me fyerje. Parlamenti është kthyer në një arenë përplasje përmes ofendimesh pafund e një gjuhe urrejtje, nga të gjithë krahët e politikës.

Duke e kthyer kështu tempullin e demokracisë shqiptare, në Parlamentin që nuk e duam.  Kjo nuk është hera e parë që Parlamenti kthehet në një arenë gjuhe banale, fyerjesh, fjalë dhe sjellje të padenja. Në këtë Parlament edhe akuzat thuhen si fyerje për të denigruar kundërshtarin.

Deputetët që kanë hyrë e kanë dalë prej 30 vitesh nga Kuvendi i Shqipërisë kanë mëkatet e tyre sepse ose e kanë shtuar zullumin ose nuk kanë bërë asnjë gjë për ta ndalur, duke e kthyer parlamentin në institucionin që nuk e duam.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit