Home Bota Dhjetëra të p...

Dhjetëra të plagosur dhe 1 i vdekur nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi

34
0

Zyrtarë të qeverisë indoneziane deklaruan se dhjetëra persona janë plagosur dhe 1 person ka humbur jetën pas shpërthimit të vullkanit në ishullin Java. Hiri vullkanik ka mbuluar banesat dhe retë e tymit kanë mbuluar qiellin.

Zëvendës shefi i rajonit të Lumajang deklaroi, se 41 persona janë të plagosur dhe kanë pësuar djegie në disa pjesë të trupit. Autoritetet po përdorin helikopterët që të evakuojnë qytetarët që kanë mbetur të bllokuar nëpër ndërtesa. Operacionet e evakuimit nuk kanë ecur me ritmin e duhur, për shkak të reve të tymit dhe stuhive që janë shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit.

Mijëra njerëz janë evakuar nga zonat e rrezikuara. Shpërthimi i vullkanit ndodhi në orën 14:30 sipas orës lokale.

Fluturimet ajrore rreth zonës janë bllokuar për shkak se retë e tymit arrijnë një gjatësi prej 15,000m.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit