Home Aktualitet Dh*nimi i 3 s...

Dh*nimi i 3 shqiptarëve në Malin e Zi, policia: Janë identifikuar 3 autorët, sherri nisi pas një debati në trafik

31
0

Tre shqiptarë u dhunuan barbarisht në Mal të Zi nga një grup prej 6-7 personash, duke pësuar lëndime të shumta në trup. Ata janë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në Herceg Novi rreth orës 14 të së shtunës (6 janar)

Shqiptarët ishin nisur për në Gjermani me një mjet me targa gjermane, por befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga grupi i personave që goditën fillimisht automjetin dhe më pas sulmuan fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.

Mediat në Malin e Zi bëjnë të ditur se janë identifikuar 3 prej autorëve të sulmit të shqiptarëve dhe shkak për sherrin është bërë një konflikt që kanë pasur gjatë kohës që kanë qenë në trafik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit