Home Aktualitet Dhuna ndaj Pe...

Dhuna ndaj Petraq Milos, prokurori i Ulqinit: Polici ka kërkuar falje

188
0

Dhuna e efektivëve malazezë në kufi ndaj pedagogut Petraq Milo ka ndezur indinjatë dhe debate politike në vendin fqinj. Njëri prej efektivëve ka shprehur pendesë për dhunën. Kjo është theksuar edhe nga prokurori i Rrethit Ulqin, Faruk Resulbegu. Prokuroria e Ulqinit ka lënë të lirë dy efektivët e policisë që dhunuar profesor Petraq Milon.

”Polici i cili shihet në videon në fjalë ka kërkuar falje. Është i vetëdijshëm se ka tejkaluar çdo kufi. Është ndier keq atë ditë kur ka dhënë deklaratën, por e ka gjetur edhe arsyen se nënshtetas si shqiptarët nuk i janë bindur urdhrave të tyre, por gjithsesi ka thënë se nuk duhej të reagonte në atë mënyrë dhe ka kërkuar falje.

Meqenëse nuk kanë ekzistuar që të mbahen në paraburgim, ato do të hetohen në liri, por procedura do të ecë. Nënshtetasit shqiptarë do të merren në pyetje, ne do t’i thërrasim në Mal të Zi nëse ata nuk përgjigjen, do të shkojmë në mënyrë zyrtare ndërshtetërore”,-tha për ”Tv Klan”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit