Home Aktualitet Dialogu i par...

Dialogu i partneritetit strategjik SHBA-Shqipëri, Xhaçka takimin me Blinken: Kjo marrëdhënie do të thellohet

39
0

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës rikonfirmojnë partneritetin strategjik dhe angazhohen për të vijuar bashkëpunimin me interes të përbashkët në fusha si: mbrojtja, siguria kibernetike, energjia, transporti apo tregtia. Kjo ka qenë garancia e dhënë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken në përfundim të dialogut të partneritetit strategjik.

Në takimin me dy delegacioneve shqiptare dhe amerikane Sekretari Blinken vlerësoi u shpreh se SHBA janë krenarë që kanë një aleat të besueshëm si vendi ynë. Ai vlerësoi bashkëpunimin në të gjitha fushat dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e SHBA për ta thelluar bashkëpunimin në energji, biznes e të tjera duke e parë Shqipërinë si një pikë referimi në rajon.

Sekretari Blinken shprehu mirënjohjen e SHBA ndaj Shqipërisë si një aleat që gjithmonë ka marrë përsipër përgjegjësitë e saj; vlerësoi faktin që Shqipëria strehoi shtetasit afganë dhe nënvizoi se SHBA do të jenë gjithmonë në krah të vendit tonë.

Kryediplomatja Xhaçka falenderoi sekretarin Blinken dhe qeverinë amerikane për mbështetjen dhe bashkëpunimin në mbrojtjen e demokracisë, situatës në Ukrainë, mbrojtjes kibernetike modernizimit të Forcave të Armatosura apo projekteve në zhvillimin në fushën e energjisë.

“Shqipëria e vlerëson shumë partneritetin e saj strategjik me SHBA-të dhe jemi të bindur se kjo marrëdhënie do të thellohet dhe zgjerohet më tej në të ardhmen duke u bazuar në themelet e qëndrueshme të miqësisë midis vendeve dhe njerëzve tanë”, u shpreh Ministrja Xhaçka gjatë takimit me dy delegacionet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit