Home Kosova Dialogu/ Nure...

Dialogu/ Nurellari: Ishte e pritshme që Kurti do të kapërdinte qëndrimin e tij me ardhjen në pushtet

30
0

I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV ORA, Adri Nurellari, ka komentuar situatën politike në Kosovë.

Ai thotë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bëri çdo gjë që të vinte në pushtet, teksa shton se ishte e pritshme se ky i fundit do të kapërdinte qëndrimin e tij, në lidhje me dialogun Kosovë- Serbi.

“Është e pritshme sepse Kurti e ka bërë traditë rishikimin e qëndrimeve të mëparshme, është tipike e një politikani, i cili e ka nisur karrierën e tij, në formë deskritive, duke kritikuar qasjen nihiliste nga çdo gjëje që është bërë nga paraardhësit e vet dhe ta kapërdijë gjithë ato që ka pështyrë ndaj tyre dhe një prej tyre është edhe takimi me  Vuçiç.

Tashmë të gjitha këto ai detyrohet t’i kapërdijë dhe ishte e pritshme që ai do të bënte çfarëdolloj gjëje për të ardhur në pushtet dhe pasi të vinte në pushtet do ta kapërdinte dhe një qëndrim të kundërt të tij.”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit