Home Aktualitet Diell dhe tem...

Diell dhe temperatura deri në 21 gradë, parashikimi i motit për sot

26
0

Moti në vendin tonë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, për shkak të depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Parashikohet fillimisht të ketë vranësira mesatare, deri të dendura dhe alternime kthjellimesh.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe të izoluara në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër.

Më pas për pjesën tjetër të ditës mot kryesisht i kthjellët, si dhe vranësira kalimtare.

Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut, me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 2 deri 17°C

në zonat e ulëta 3 deri 21°C

në zonat bregdetare 5 deri 21°C

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit