Home Aktualitet Digjet makina...

Digjet makina e vajzës “vip” që u konfliktua me policinë dhe u shoqërua në komisariat

322
0

Një tjetër makinë e Deizi Arapit digjet. Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Bilisht rreth orës 02:20 pas mesnatës. Arapi është e fundit e njohur për konfliktin me policinë e këtij qyteti ku edhe më pas u shoqëruar në komisariat.

Kjo është hera e dytë që Arapit i digjet makina në derën e shtëpisë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, por nuk përjashtohet mundësia e konflikteve të saj.

“Më datë 25.09.2022, rreth orës 02:20, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetases D. A., banuese në Bilisht, i cili ishte i parkuar para banesës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit“, sipas policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit