Home Aktualitet Dita e tretë ...

Dita e tretë e protestave, Policia arreston sërish rininë. Rama: Ata në protestë nuk janë populli

732
0

Studentë dhe qytetarë protesuan këtë të premte para Kryeministrisë me një protestë të bukur qytetare, që nisi që në orët e para të mëngjesit dhe përfundoi rreth orës 21:00. Me pankarta në duar ku thuhet “Poshtë qeverisë e oligarkëve”, qytetarë e aktivistë, protestën para Kryeministrisë kundër rritjes së naftës dhe çmimeve të produkteve ushqimorë.

Pasi qënduan 2 orë para Kryeministrisë, qytetarët u drejtuan për në sheshin “Skënderbej”. Pjesa më e madhe e protestuesve ishin studentë dhe të rinj. Forca të shumta policie kanë ndërhyrë për të mos lejuar qytetarët që të bllokojnë lëvizjen e automjeteve. Disa nga drejtues automjetesh janë sensibilizuar me protestuesit duke fikur makinat në rrugë. Kjo ka bërë që qarkullimi i automjeteve në qendër të Tiranës të bllokohet.

Protestuesit u zhvendosën më tej tek rrotullimi i ”Zogut të Zi”, duke bllokuar lëvizjen e automjeteve. Rreth orës 20:00, forcat e policisë kanë ndërhyrë, edhe dhunshëm, duke larguar protestuesit nga rruga dhe hapur kështu qarkullimin e automjeteve.

Protestës iu bashkuan personazhe të njohur si fotografi Feliks Bilani, gazetari Marin Mema dhe aktori Neritan Liçaj. Studentët e Universitetit Bujqësor marshuan sot deri në sheshin ”Skëndërbej” nga Kamza në këmbë, duke kundërshtuar rritjen e çmimeve, ku sipas tyre jeta është bërë e papërballueshme. E gjithë Shqipëria është ngritur në protesta.

Edhe pse në mbarë Shqipërinë ka protesta qytetare si kurrë më parë kundër rritjes së çmimeve, kryeministri Edi Rama e zhvlerëson dhe thotë se nuk është populli ai që ka dalë, por pakica e zhurmshme në kërkim të rrëmujës.

Presidenti Ilir Meta i bën thirrje qeverisë ”Rama 3”, që të dëshmojë përgjegjësinë e duhur. Në një kohë që e gjithë Shqipëria është ngritur në protesta kudo, kreu i shtetit po ashtu i bën apel Policisë që të distancohet nga dhuna ndaj qytetarëve protestues.

LEXONI EDHE:

Të fortët bëjnë LIGJIN, por Policia tregon forcën te qytetari që proteston me pankarta

Protestat në Shqipëri, Meta: Qeveria të dëshmojë përgjegjësinë e duhur. Policia të distancohet nga dhuna

Policia e Shtetit: Të rinjtë po mbajnë bllokuar rrugët. Shpërndahuni ose do ndërhyjmë

Protesta te ”Zogu i Zi”, tensionet situata mes FNSH-së dhe qytetarëve

Nesër protesta kombëtare, Kryeministria blindohet me veshje metalike

Kryeministri Rama nga Turqia: Përpjekje e ulët për të manipuluar! Ky nuk është populli!

Shkodër, qytetarët protestojnë dhe bllokojnë rrugët e qytetit: 1 qindarkë më shumë, 1 kafshatë më pak

Gazetari Marin Mema në protestë: Ka njerëz që duan të na masakrojnë, por sot shqiptarët janë bashkë

Protestë në Berat, qytetarët: Nëse nuk plotësojnë kërkesat tona, do të nisemi drejt Tiranës

Aktori Florjan Binaj: 7 makina policie për studentë të pafajshëm sikur po ndjekin keqbërës

Banderola para Kryeministrisë: Kush mbjell uri, do të korrë revoltë

Qytetarët e Lezhës dalin në protestë, por bllokohen nga policia

17: 30-Qytetarët e Bulqizës dalin në protestë, bllokojnë ”Rrugën e Arbrit”

Qytetarët kanë dalë në protestë dhe kanë bllokuar ”Rrugën e Arbrit”, si shenjë revolte kundër çmimit të naftës. Qytetarët janë duke protestuar në qytetin e Bulqizës, ku kanë bllokuar kalimin e makinave në të dyja kahet e rrugës. Ata kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe të produkteve të tjera bazike, duke u shprehur se nuk i përballojnë dot.

17:20-Qytetarët e Lezhës dalin në protestë, por bllokohen nga policia

Sapo ka nisur protesta edhe në qytetin e Lezhës, por qytetarët janë bllokuar nga policia që të mos pengohet qarkullimi i mjeteve. Kjo është dita e tretë e protestës së qytetarëve në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë për rritjen e çmimit të naftës që ka sjellë edhe rritjen e çmimit të produkteve të tjera.

17:15-Protestë edhe në Durrës, qytetarët bllokojnë lëvizjen e mjeteve

Edhe në Durrës qytetarët kanë dalë në protestë, duke kërkuar që qeveria të marrë masa kundër rritjes së frikshme të çmimeve. Ata janë kundër rritjes së çmimeve ndërsa disa prej tyre mbajnë në dorë pankartën “protesto edhe ti për rritjen e pagave dhe pensioneve”. Në protestë ka prani të shtuar forcash policore që janë për të parandaluar çdo bllokim rruge. Protestës i bashkohet dhe Konfederata e Sindikatave. Protestuesit po lëvizin drejt Urës së Dajlanit që lidh qytetin e Durrësit me autostradën, ndërsa një pjesë po përpiqen të bllokojnë qarkullimin edhe në rrugën paralel me rrethimin e portit.

17: 00-Protestë në Berat, qytetarët: Nëse nuk plotësojnë kërkesat tona, do të nisemi drejt Tiranës

Edhe në qytetin e Beratit ka nisur protesta qytetare kundër rritjes së çmimeve. Me pankarta në duar dhe flamurin kuq e zi, qytetarët kanë dalë në rrugët e qytetit, dhe kërkojnë uljen e çmimit të naftës, taksave dhe produkteve të tjera. Ata u kanë bërë thirrje dhe qytetarëve të tjerë, që t’I bashkohen protestës për të drejtat e tyre. Një prej qytetarëve të pranishëm në protestë, tha se çmimet janë stratosferike dhe se do të protestojnë derisa kërkesat e tyre të plotësohen. “Nuk kemi parë ndonjë të mirë nga ndonjë krah, nuk do të ishim vendi më i varfër në Europë. Kemi qëllim shoqëror, bashkohemi pa dallim politike. Qëllimi i protestës është rritja ekstreme e çmimit të naftës. I bëjmë thirrje kryeministrit, ministrave, qeverisë të ulin çmimin. Nëse nuk i plotësojnë kërkesat tona, do të nisemi në protestën e madhe në Tiranë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit