Home Sporti Djali i LeBro...

Djali i LeBron James pëson arrest kardiak në stërvitje

2
0

Djali i LeBron James ka pësuar një arrest kardiak dhe është shtruar me urgjencë në spital. Mediat amerikane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, teksa pas trajtimit mjekësor, Bronny ka dalë nga rreziku për jetën dhe është në gjendje të qëndrueshme.

“Dje, ndërkohë që ishte duke u stërvitur, Bronny James pësoi një arrest kardiak. Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, ai është tashmë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka dalë nga reparti i terapisë intensive dhe mjekët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme”, thanë përfaqësuesit e familjes në një komunikatë për shtyp.

Ashtu si i ati, një nga basketbollistët më të njohur në botë, edhe Bronny James ushtron të njëjtin sport dhe shihet si një talent i jashtëzakonshëm.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit