Home Bota Do dalë jasht...

Do dalë jashtë zonës Shengen? Zvicra përgatitet për referendum në muajin maj

154
0

Zvicra mund të dalë nga zona e Shengenit. Kështu e mendon Karin Keller-Sutter, anëtare e Këshillit Federal dhe drejtuese e Departamentit Federal të Policisë dhe Drejtësisë. Për të nëse votuesit zviceranë do votojnë në referendumin e majit kundër programit “FRONTEX”, atëherë është e natyrshme që vendi të dalë jashtë zonës së lëvizjes së lirë.

Zvicra ka kontribuar shumë në financimin e “FRONTEX”, program që siguronë mbrojtjen e kufijve të jashtëm të zonës Shengen. Nga viti 2020 deri në 2021, buxheti i saj u rrit nga 364 milionë euro në 754 milionë euro. Zvicra pritet të japë një ndihmë të madhe në këtë program teksa pritet që në vitin 2027 të japë 57.9 milionë euro.

Disa qytetarë dhe politikanë zviceranë kanë shprehur kritika për efikasitetin e “FRONTEX” duke parë rritjen e madhe të numrit të refugjatëve në Europë. Deri tani janë mbledhur 62 mijë firma për mbajtjen e referendumit dhe nevojiten dhe 12 mijë më tepër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit