Home Aktualitet ”Do të ...

”Do të ridepozitojmë kërkesën për mandatin e Xhaçkës”, Bardhi: Nesër duhet të ishte debat me mocion me Ramën për vëllain

85
0

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, nënkryetar i Rithemelimit, Gazment Bardhi tha se do të ridepozitojnë kërkesën për mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçkës për në Gjykatën Kushtetuese.

”Duhet të ishte nesër në rendin e ditës, është një shqetësim që përsëritet sa herë opiozita kap në flagrancë bashkëpunëtorë në afera korruptive, e papranueshme të griset rregullorja se duan të jenë avokatë të Olsi Ramës, edhe pse ka kaluar një muaj nga denoncimi i opozitës. Këtë konflikt e zgjidh Gjykata Kushtetuese, nëse ti opozitës, duke mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese i heq mundësinë për të marrë drejtësi, ke rrëzuar shtetin, çdo mjet demokratik që opozita do të bëjë betejat e veta.

Është domosdoshmëri që Shqipëria të ecë para, s’mund të ketë një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi për bashkëpunëtorët e Edi Ramës. Për këtë arsye grupi ka vendosur, do ridepozitojë kërkesën e mandatit të Olta Xhaçkës.

S’mund të pranojmë që në 2024 të shkelen hapur vendimet e Gjykatës Kushtetuese e drejtësisë. Basha nuk kishte arsye të merrte në mbrojtje si Rama Xhaçkën, të katër kolegët nuk kanë pranuar t’i përgjigjen thirrjes sonë. Kanë refuzuar t’i përgjigjen drejtësisë, janë kontaktuar të katër kolegët dhe nuk kam asnjë përgjigje, Arbi Agalliu, Orjola Pampuri, Bakiu dhe Jakupllari, janë bërë bashkë mbrojtës të Edi Ramës me urdhër të Bashës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit