Home Aktualitet Do vijnë në T...

Do vijnë në Tiranë për shkollën e lartë, por studentët s’përballojnë qiratë

68
0

Studentët nga rrethet që vijnë të arsimohen në kryeqytet po shfrytëzojnë pushimet për të gjetur shtëpi me qira, pasi kanë frikë se me afrimin e ditës së parë të procesit mësimor çmimet do të pësojnë rritje të ndjeshme.

“Është shumë e vështirë të gjesh shtëpi, se janë shtrenjtuar shumë. Në krahasim me vjet ka shumë ndryshime. Një gasionere e vogël me një dhomë 170 mijë lek”, shprehet një studente.

Të dhënat e institutit të statistikave tregojnë se krahasuar me muajin korrik të 2021, këtë vit qiratë, energjia dhe uji kanë pësuar një rritje me 3.4%, teksa këto shpenzimet ditë pas dite sa vjen dhe shtrenjtohen ku ndryshime ka edhe nga muaji qershor 2022 në muajin korrik ku qiratë janë rritur me 0.7%.

Drejtuesit e rezidencave studentore, ose siç njihen ndryshe konviktet e Qytetit Studenti, po kryejnë një analizë të kostove dhe po diskutojnë nëse do ndryshohet pagesa mujore e qëndrimit të studentëve apo jo, por deri më tani nuk ka vendimmarrje për të rritur shërbimin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit