Home Aktualitet Dodik flet pë...

Dodik flet për ”Serbinë e Madhe”, Rama: I befasuar nga mungesa e reagimit të BE-së, deklaratë e rrezikshme

85
0

Kreu i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, thotë se serbët këtë shekull duhet të formojnë një shtet të vetëm pjesë e të cilit të jetë edhe Kosova e Mali i Zi.

Kryeministri Edi Rama është shprehur i shqetësuar dhe i befasuar nga mos reagimi i partnerëve tanë të BE-së, dhe kërkoj që heshtja të thyhet. Rama përmes një postimi në X, thotë se kanë kaluar tre ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi.

”Kanë kaluar tre ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt”,-shkruan Rama në platformën X.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit