Home Bota Donald Trump ...

Donald Trump shkon në Atlanta për t’u dorëzuar në polici

29
0

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut Rudy Giuliani, njëherësh ish-avokat i Donald Trump ka mbërritur në Atlanta, aty ku do të dorëzohet në polici. Avioni që besohet se mban do të pandehurin Giuliani, është ulur në aeroportin Dekalb-Peachtree të Atlantës, ndërsa ai më herët kishte thënë se po udhëtonte për aty.

Ish-avokati i Trump para se të nisej tha se do të takohej me prokurorët dhe do dorëzohet në polici, pasi mbi të rëndojnë akuzat se ka qenë pjesë e komplotit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias. Giuliani është parë duke dalë nga një avion privat dhe duke hyrë në një automjet.

Ai është gjendur në vështirësi të theksuara financiare duke mos përballuar dot faturën e gjyqeve që lidhen me çështjet gjyqësore ku ai është implikuar pasi mbështeti ish-Presidentin. Giuliani udhëtoi edhe në Mar-a-Lago muajt e fundit me misionin për t’i mbushur mendjen në mënyrë të dëshpëruar Trumpit, që t’i paguante faturat e tij ligjore, por mori një përgjigje negative dhe moskokçarëse.

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut ka shlyer një pjesë të faturave të gjyqeve të hapura që ka, duke nxjerrë në shitje një apartament me tre dhoma gjumi në Manhattan që vlen 6.5 milionë dollarë. Duke mos përfshirë tarifat standarde ligjore, Giuliani duhet të shlyejë një gjobë 90,000 dollarë për një çështje shpifjeje, një tjetër tarifë mujore prej 20,000 dollarë për një kompani që ruan të dhënat e tij elektronike e madje 57,000 dollarë për faturat e telefonit të papaguara.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit