Home Sporti Doni të bëhen...

Doni të bëheni video-analist futbolli? Si të regjistroheni në programin e organizuar nga FSHF

32
0

Keni pasion futbollin dhe po mendoni të bëheni pjesë e sportit më popullor në botë duke punuar si profesionist në stafin teknik të skuadre? Federata Shqiptare e Futbollit ju jep mundësinë të merrni pjesë në kursin për video-analistë futbolli, një profesion inovativ në botën e futbollit, por që po bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për çdo staf. Video-analisti i futbollit mbledh të gjithë informacionin e nevojshëm për punën e skuadrës, të trajnerëve e të drejtuesve dhe çdo staf teknik serioz ka nevojë për një figurë të tillë për të qenë në avantazh ndaj kundërshtarëve.

Edicioni i radhës do të nisë më datën 8 maj dhe do të zgjasë për 5 ditë me radhë, teksa do të zhvillohet në ambientet e Shtëpisë së Futbollit nën drejtimin e përgjegjësit të video-analizës në FSHF, Alarico Rossi.

Përgjatë këtij kursi do të trajtohen të gjitha çështjet që lidhen me analizën e futbollit: taktikat, përdorimin e videove, analizën e të dhënave dhe trajnimit.

Kriteret që duhet të plotësojë një kandidat për të fituar të drejtën për t’u pranuar në kursin e video-analistit janë si më poshtë:

  1. a) Mosha minimale 18 vjeç, e plotësuar në datën e afatit të aplikimit
  2. b) Diploma e Shkollës së Mesme
  3. c) Aktivitetin që ju ushtroni
  4. d) Numër kontakti
  5. e) Fotokopje e ID ose e Pasaportës

Nuk do të pranohen në kurs kërkesat e dërguara nga kandidatët e dënuar mbi 180 ditë nga Komisionet Disiplinore të FSHF-së; studentët të cilët, ndërsa ndjekin kursin, do të pësojnë një pezullim prej më shumë se 180 ditësh nga Komisionet e FSHF-së; kandidatët e dënuar përjetësisht nga Komisionet e FSHF-së; studentët të cilët gjatë zhvillimit të kursit dënohen nga autoritetet pezullohen nga kursi.

Kërkesa për regjistrim duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën drejtoria.teknike@fshf.al, përmes postës së zakonshme me konfirmim marrjeje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njëjtën adresë. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 05.05.2023 dhe aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen. Për çdo informacion në lidhje me aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni tek adresa e postës elektronike drejtoria.teknike@fshf.al.

Të investosh në arsimimin e video-analistëve do të thotë të investosh në të tashmen dhe në të ardhmen e futbollit shqiptar: falë kësaj figure, jo vetëm trajnerët, por mbi të gjitha klubet, do të kenë në dispozicion më shumë informacione për të marrë vendimet e tyre më të rëndësishme, si për ndeshjet ashtu edhe për merkaton.

Pjesëmarrja në kurs nuk do të jetë vetëm për të marrë një certifikatë që shërben për të ardhmen, por mbi të gjitha, për të thelluar njohuritë futbollistike dhe teknologjike dhe për ta parë botën e futbollit me një sy ndryshe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit