Home Aktualitet Dosja “...

Dosja “McGonigal”, Abilekaj: Imazhi i Shqipërisë është i shkatërruar, dukemi si Republikë bananesh

133
0

Analisti Enton Abilekaj, thotë se imazhi i Shqipërisë është më i shkatërruar se kurrë. Duke komentuar çështjen “Mcgonigal”, Abilekaj, pohon se Shqipëria duket si ato vendet e pasura me naftë që korruptojnë zyrtarët, apo si Republikë bananesh.

“Kemi lexuar një shkrim të CNN që tregonte si FBI e konsideron korrupsionin si krimin kryesor që ka kryer Mcgonigal dhe jo spiunazhin. Shqetësimi ishte marrëdhënia sekrete me Ramën. A bën kjo vepër penale në SHBA?

Imazhi i Shqipërisë është më i shkatërruar se kurrë. Dukemi si ato vendet e pasura me naftë që korruptojnë zyrtarët. Jemi si Republikat e bananeve. Ky është imazhi pas këtij skandali.

Ne na duhet të mos kemi më një kryeministër që na jep këtë imazh. Ne nuk jemi ende Republikë bananesh. Nuk mund të shpëtojë Rama, nuk mund ta pranojë shoqëria, as media. Duhet të hetojë media. Drejtësia këtu i ka në dorë”,-tha Alibekaj në “MCN TV”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit