Home Kronike Dosja ”...

Dosja ”McGonigal”, Shabani: Kryeministri Rama mund të shpallet ”non-grata”

67
0

Dosja ”McGonigal”, është kali i betejës së opozitës për të rrëzuar qeverinë ”Rama”. Kreu i “Nismës Thurje” Endri Shabani, thotë se kryeministri Edi Rama është subjekt i ligjit si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri.

Shabani u shpreh se kjo çështje mund të përfundojë me shpalljen “non-grata” të Ramës, duke theksuar se kryeministri dhe kreu i PD Berisha po njësohen me njëri-tjetrin. Duke u ndalur te dimensioni moral, Shabani vë në dukje se në një vend demokratik kryeministri do kishte dhënë dorëheqjen në rast të një çështjeje të tillë.

”Kemi një njollosje. Kjo e bën edhe më të rëndë fajin e zyrtarëve në Shqipëri, duke filluar nga Rama, që nuk e përdorin postin për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, por e përdorin për luftë të brendshme, shqiptarët kundër shqiptarëve. Kemi të bëjmë me papërgjegjshmëri dhe mungesë përgjegjësie institucionale dhe kombëtarëve.

Kjo tregon që përpara luftës në pushtet këta nuk vënë asgjë! Kemi të bëjmë me një rast ku zyrat e shtetit përdoren për qëllime private. Nga dokumentet që kanë dalë nga hetimet, duket që qëllimet private janë lufta e brendshme politike, hetimi i palës tjetër. Edhe nëse është kapur Basha me para ruse, përse nuk i është kërkuar zyrtarisht FBI-së për të hetuar?!”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit