Home Bota Doza e tretë,...

Doza e tretë, për të gjithë! Norvegjia heq kufirin e moshës për vaksinat anti-Covid: S’do kthehemi në izolim

378
0

Norvegjia do të ofrojë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit për të gjithë personat 18 vjeç e lart.

Deri më tani, ky vend u ka ofruar dozën e tretë përforcuese vetëm personave mbi 56 vjeç.

“Secilit person 18 vjeç e lart do t’i ofrohet doza e tretë e vaksinës vitin e ardhshëm”, tha të premten kryeministri Jonas Gahr Stoere në një konferencë për media.

Norvegjia, në fund të shtatorit, u ka dhënë fund masave kundër koronavirusit, të cilat për 18 muaj kanë kufizuar ndërveprimet sociale dhe kanë penguar shumë biznese.

Vendi nuk do t’i kthehet izolimit, tha Stoere.

Edhe pse 87% e të rriturve në Norvegji kanë marrë së paku dy doza të vaksinës kundër koronavirusit, infeksionet dhe shtrimet në spital aktualisht janë duke u shtuar.

Norvegjia përdor vaksinat e prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Prej shtatorit, ajo ka nisur vaksinimin e të gjithë personave 12 vjeç e lart./REL

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit