Home Rajoni Draft-statuti...

Draft-statuti i ri, Kurti: Pakrahasimisht më i avancuar, por kemi vërejtjet tona

38
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se draft-statuti i Asociacionit për komunat me shumicë serbe i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është “pakrahasimisht më i avancuar” sesa marrëveshjet e mëhershme, por ka thënë se megjithatë ai si kryeministër i ka paraqitur vërejtjet dhe kritikat e tij edhe ndaj këtij drafti.

“Për hir të konfidencialitetit të draftit nuk mund të flasë as për vërejtjet e kritikat e mia. Ato janë shumë të rëndësishme. Ia kam përcjellë emisarit evropian, nëpërmjet zëvendësit tim Besnik Bislimi më 24 tetor, dy ditë para se të takohemi në Bruksel, më 26 tetor.

Ky është draft krejtësisht tjetër, është pakrahasimisht më i avancuar, por kjo nuk do të thotë që ne jemi të kënaqur, andaj edhe unë i kam dërguar vërejtjet dhe kritikat e mia”, ka thënë Kurti gjatë vizitës në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, ku mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të trajnimit të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit