Home Aktualitet Drejtori i ko...

Drejtori i kompanisë së naftës fyen gazetarët: Mos ma çaj tra*in

68
0

Banorët e fshatit Visokë të Mallakastrës kanë dalë ditën e sotme në një protestë, teksa akuzojnë  Edmond Bejtja, drejtorin e një kompanie nafte  se ka shkatërruar me makineritë e rënda rrugët e fshatit.

Gajtë një komunikimi me mediat Bejtja ka fyer gazetarët. Ndërkohë që bashkë me banorët, mediat po i kërkonin informacion për atë që ka ndodhur me mjetet e firmës që drejtohet prej tij, me cigare në dorë, Bejtja ka ofenduar një gazetare lokale duke iu kërkuar të tjerëve të heshtin.

Bejtja si titullar i kompanisë tha se pretendimet e banorëve nuk qëndrojnë ndërsa pranoi se dëmtimet e rrugës kanë lidhje me kalimin e makinave të kësaj kompanie.

“Rrugët do riparohen. Në Visokë jemi e vetmja kompani. Me banorët po flas tashi, mos ma çaj trapin dhe ti shumë. Lër të flasin ata. Pa edukatë jam. Pusho ti tani! Rri urtë tashi. Rrini urtë. Kujt i thashë?! Herën tjetër jemi takuar bashkë. Prit tani, ai aty po provokon”, thotë ai.

Debati ndodhi paraditen e kësaj të hëne kur banorët e Visokës dolën në protestë për shkak të dëmtimit që i është bërë rrugës nga mjetet e tonazhit të rëndë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit