Home Aktualitet Drejtoria e A...

Drejtoria e Antikorrupsionit, Manja: Po jep fryte të dukshme

49
0

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka ndarë në platformën e tij facebook krijimin prej dy vitesh të  Drejtorisë së Antikorrupsionit.

Sipas këtij të fundit kjo Drejtori për një kohë shumë të hkurtër po jep fryte të dukshme.

“Që prej themelimit 2 vite më parë si vullnet politik i kësaj qeverie, Drejtoria jonë e  Antikorrupsionit po jep fryte të dukshme! 

Për një kohë shumë të shkurtër, kemi ndjekur, hetuar dhe ndërmarrë veprime konkrete për ata që abuzojnë me ligjin në kurriz të qytetarëve!

Manja ka përmendur kështu edhe shifra konkrete.

“Mbi 500 masa administrative, 240 rekomandime dhe 46 kallëzime penale në prokurori janë disa prej rezultateve tona.”

Kështu Ministri në detyrë i Drejtësisë ka bërë Apel për bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve.

“Ashtu siç e kam thënë dhe më parë, kjo luftë nuk bëhet vetëm, prandaj inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore tek agjentët tanë antikorrupsion!” ka theksuar Manja. 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit