Home Aktualitet Drejtuesit e ...

Drejtuesit e SPAK dhe BKH ndodhen në Uashington për vizitë pune. A do jetë dosja Berisha pjesë e bisedimeve?

490
0

SHBA i jep një rëndësi të veçantë, SPAK-ut. Ata e ngritën, e financuan dhe po e trajnojnë, sikurse po i sigurojnë mbrojtje ndaj sulmeve të politikës.

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, së bashku me prokurorin e posaçëm, Vladimir Mara dhe Drejtoreshën e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Veizaj janë në një vizitë zyrtare në Washington të SHBA-së.

Gjatë vizitës që zgjat një javë ata do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri.

Ndërkohë në SPAK ka disa padi ku po hetohen me intensitet, si dosja për ish-kryeministrin Berisha, për disa ish-ministra dhe ministra, sikurse edhe një dosje për ish-presidentin Meta dërguar nga një ish-deputet i PD.

Vizita e Arben Krajës dhe Aida Veizaj, shoqeruar edhe me një prokuror Vladimir Mara, tregon se SHBA janë të vendosur për ta pastruar politikën shqiptare nga lidhjet me krimin dhe korrupsionin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit