Home Aktualitet Droga në repa...

Droga në repartin e Zall Herrit, lihen në burg tre ushtarakë

18
0

Pas gjetjes së 125 bimëve kanabis në territorin e repartit ushtarak në Zall Herr në Tiranë, Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg shefin e sigurisë G. Mullën dhe dy specialistët e zbulimit R. Poçin dhe G. Zhurdën.

Gjatë seancës gjyqësore, të dyshuarit janë shprehur se kanë vënë në dijeni eprorët për terrenin e vështirë dhe se nuk kanë shpërdoruar detyrën pasi kanë 20 vite që punojnë si ushtarakë.

Avokatët e tyre kanë kërkuar gjatë seancës me dyer të mbyllura, se pa pasur akt ekspertimi nuk mund të ngrihet asnjë aktakuzë.

Ndërkohë, katër ushtarakë të tjerë po procedohen në gjendje të lirë.

Prokurorja Elona Alvora, bëri me dije se droga u zbulua nga një dron i policisë, në një territor të thyer dhe sipas saj ushtarakët kishin për detyrë që ta kontrollonin terrenin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit